Nuk është moderimi, ja gjëja që Ledion Liço di të bëjë më mirë
Ledion Liço është rikthyer përsëri në ekran dhe në njëjtën kohë është bërë edhe mjaft aktiv në llogarinë e tij në Instagram. Disa ditë para nisjes së “BBV3” moderatori riaktivizoi Instagram-in e tij, të cilin e kishte joaktiv dhe pa asnjë postim prej kohësh.
Ai ka filluar të ndajë me ndjekësit copëza nga jeta e tij e përditshme, përpos spektaklit që momentalisht moderon. Në postimin e tij të fundit Ledioni ka publikuar një fotografi me djalin e tij ku shkruan:
Kjo është gjëja që (them) se bëj më mirë…
Ledioni ka folur edhe në intervista të mëparshme se sa i lidhur është me familjen dhe fëmijët e tij. Por përsëri ai pranon se fëmijët janë më të lidhur me Sarën sesa me atë.
Fraksion.com