“Nuk bëhet reformë me mercenarë”, dështon mbledhja e komisionit të reformës zgjedhore
Dështon mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Zgjedhore e rithirur pas dy vitesh mungesë.
Debate me tone të ngritura kanë ndodhur mes deputetit Flamur Noka dhe Damian Gjiknurit.
“Mesazhi është i thjeshtë me kryetaro reformë nuk bën dot as Edi Rama askush. Ose bëhet reformë ose mercenarë jo”, tha Noka.
Debati ka ndodhur në kuadër të bllokimit të mbledhjes nga opozita, hap ky që u vendos sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.
Anëtarët socialist u larguan. Damian Gjiknuri i quajti akte vandale dhe u shpreh i vendosur se reforma do të vijojë me ose pa opozitën.
Fraksion.com