Life StyleTë fundit

“Do të të zëvendësoj”, Salsano Rrapi rrëfen eksperiencën në “Portokalli”

I ftuar sot në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ishte aktori dhe moderatori, Salsano Rrapi. Ai rrëfeu për publikun ndjesitë e daljes së parë në skenë dhe rrugëtimin e tij në “Portokalli”.

Salsano tashmë mbush 17 vite si pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.

“Unë jam ngjitur për herë të parë në teatrin “Skampa” me një shfaqje të Leonard Bombaj, ka qenë para vitit ’97. Në 2001 kam qenë në shfaqjen “Lotaria Amerikane”, të shkruar nga Edi Oga, e cila në atë kohë konsiderohej si “Big Brother” sot.

Unë kam 17 vite në “Portokalli”. Nga ana njerëzore unë nuk bëj asgjë për ta mbajtur vendin. Nga ana profesionale, është e vështirë, pasi jo të gjithë aktorët mund të bëhen moderatorë. Madje, para se të ikte Altin Basha, më tha që në qoftë se gjej një moderator më të mirë se ty do të të zëvendësoj, ndërsa unë i thashë dhe unë do të të zëvendësoj në rast se gjej regjisor më të mirë se ty”, u shpreh aktori.

Salsano mbetet edhe sot një ndër moderatorët më të dashur për publikun, i cili njihet për batutat e tij spontane dhe humorin e hollë. Padyshim ai është bërë një ikonë e show-t të humorit “Portokalli”.

 

Fraksion.com