Alibeaj i kthehet Bardhit: PS dhe ju të interesuar të mbajnë peng procesin
Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas akuzave të Gazment Bardhit se gjithçka në reformën zgjedhore është një farsë mes mazhorancës dhe grupit Basha.
Alibeaj shprehet se PS dhe segmente të opozitës janë të interesuar ta mbajnë peng këtë proces. Ashtu sikurse Bardhi, edhe Alibeaj apeloi ndaj Kuvendit që t’i rikthejë legjitimitetin reformës zgjedhore.
“Sikunder e shohim qarte edhe ne bashke me shqiptaret se PS dhe segmente te opozites jane te interesuar ta mbajne peng kete proces. Te paret per te siguruar zgjatjen e pushtetit dhe te dytet duke bere lojera qe lidhen me interesa personale.
Kryetarja e Kuvendit duhet te siguroje mbarevajtjen e procesit. E dime shume mire qe shfaqje te tilla te shemtuara jane ne funksion te pushtetit dhe kryeministrit. Por eshte po kaq e qarte qe per kete funksion Edi Rama perdor nje pale qe me bllokimet ne kuvend nuk ka arritur asgje pervec te shtoje arrogancen dhe pushtetin e Edi Rames.
Më herët, Bardhi deklaroi se opozita do të bëjë të pamundurën për një reformë zgjedhore të lirë për qytetarët dhe të mos ketë pazare. Deputeti demokrat e justifikoi bllokimin e punimeve duke theksuar se në atë mbledhje nuk kishte përfaqësues të popullit opozitar dhe se gjithçka ishte një farsë.
“Ata që përfaqësojnë popullin opozitar sot nuk ishin as në mbledhje. Ata mund të mblidhen te vila e Ramës në Surrel, por jo në Komision pa opozitën. Nuk mund të ndodhë që 7 deputet të kenë 4 anëtarë në komisionin e reformës zgjedhore dhe 56 deputet 3 përfaqësues. Unë e kuptoj që ata mund të kenë probleme me matematikën, por kjo nuk mund të ndodhë”-tha Bardhi.
Fraksion.com