“Akt tjetër i farsës”, Bardhi: Po i hedhin hi syve shqiptarëve. Rama s’do zgjedhje të lira
Gazment Bardhi ka folur për mediat pas komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ai u shpreh se opozita nuk bllokoi komisionin, por ishte mazhoranca që kërkoi t’i hidhte sy qytetarëve.
Bardhi u shpreh se Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj nuk do pjesëmarrjen e opozitës në komision.
Bardhi shtoi se opozita dëshiron të marrë pjesë në Komision po nuk po lejohet ta bëjë një gjë të tillë.
“Ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të maxhorancës dhe me mandat opozitar për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformën zgjedhore. Donin t’i hidhnin hi syve shqiptarë ve. Nëse do të donin që të mbyllin reformën zgjedhore, do të kishin bërë këtë gjë. Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin, por maxhoranca. Edi Rama, nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës në komisionin e Reformës Zgjedhore. Opozita dëshiron që të marrë pjesë në komisionin e Reformës zgjedhore. Opozita dëshiron që të mbyllë këtë reformë, por ajo mbahet peng nga Edi Rama.”, tha Bardhi.
Fraksion.com