AktualitetPolitikëTë fundit

“Malin e Zi aleat i pazëvendësueshëm”, ministri Hasani: Ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane prioritetet strategjik

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani po viziton sot Mlain e Zi në kuadër të turit rajonal.

Në konferencën e përbashkët me homologun Filip Ivanoviç, ministri Hasani u shpreh se

Shqipëria e konsideron Malin e Zi si një aleat të pazëvendësueshëm

“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ka shënuar një progres të dukshëm dhe jam besimplotë se ky bashkëpunim do të vijojë dhe me qeverinë e re”, tha ai.

Ministri i Jashtëm shtoi se ndërtimi i urës mbi Bunë, i shërben integrimit rajonal dhe qarkullimit më të mirë të mallrave dhe se ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane, është një nga prioritetet strategjike të vendit tonë.

“Shqipëria i ka dhënë minoritetit malazez vendin dhe vlerën që i takon. Shpreh vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në Mal të Zi dhe rajon”, tha ai.

Sipas tij shqetësuaes është roli i aktorëve si Rusia, që kërkojnë destabilizim të rajonit.

 

Fraksion.com