Ish-bashkëshorti e quajti mashtruese, reagon mikja e ngushtë e Ledjonës: Ja si qëndron e vërteta
Gazetarja Jonida Mukaj, mikja më e afërt e Ledjonës, ka treguar variantin e saj sesi qëndron e vërteta e komentit të ish-bashkëshortit të banores së ‘Big Brother VIP’.
“Ky është i ati i vajzës së Ledionës. Kjo është një histori dhe marrëdhënie e përfunduar më shumë se 10 vite më parë, sot vajza është 12 vjeçe. Jam e shqetësuar nga statusi, nga e gjithë arroganca dhe e pavërteta që ka shkruar personi aty. Nuk është asgjë e vërtetë. Familjarët e Ledionës kanë kontaktuar dje. Familjarët e zotërisë që ka komentuar gëzojnë shumë respekt për Ledjonën.
Vajza ikën tek familja e ish-bashkëshortit të Ledionës sa herë që kanë festë e gëzim. Fakti që ai zotëri ka krijuar një jetë tjetër, është apo jo zonja në fjalë që as nuk e njohim se kush është, që e pengon ndoshta për t’iu afruar së bijës apo është vajza ajo që refuzon nuk është në përgjegjësinë e Ledionës”, tha Jonida Mukaj.
Çfarë ndodhi?
Dy ditë më parë Ledjona foli në “Big Brother VIP” për ish-partnerin e saj. Gazetarja tregoi se çfarë raporti ka me të, me të cilin ka dhe një vajzë. E pyetur nëse ‘e ka xhan babain e vajzës’, Ledjona u shpreh se ‘po, duke thënë se ka komunikim me të dhe kjo është e rëndësishme për të bijën e tyre.
Por në mediat sociale, ish-partneri i saj e ka cilësuar të shtirur rrëfimin e Ledjonës duke u shprehur se ‘mashtron’ dhe se ai ‘nuk e di me kë e ka lënë vajzën’.
Madje Jorgeni është shprehur se Ledjona e ka ushqyer vajzën me urrejtje ndaj tij dhe se ka kohë që nuk e sheh. ‘Të gjithë e dinë se çfarë babai jam unë dhe se ke hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time dhe përse nuk e tregon aty’?
Pas këtij komenti në publikimin e ‘Agjensisë Kombëtare NOA’ Jorgeni është ‘penduar’ dhe e ka fshirë pas pak postimin, bashkë me një tjetër koment.
“Mendim i drejte nga ana juaj se ajo zonja vertet e ka ne kujdestari femijen, por mos viktimizohet se e di shume mire ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka derguar ne shkolle etj. Ajo do fame por te mos perdori genjeshtrat e te perdori femijen sepse e njohin te gjithe personalitetin e secilit.” – shkruan ish-bashkëshorti i Ledjonës.
Fraksion.com