“Imagjinatë për subjekt”, Gjekmarkaj: E dashur Flutura shyqyr që ke shpëtuar!
Nga Agron Gjekmarkaj
E dashur Flutura shyqyr që ke shpëtuar! Paske qenë në rrezik të madh. Shihja nga larg lajmet dhe më zu një i fortë merak!
Pyetja e parë qe me erdhi në mendje… në cilin spital është shtruar, do vija me vrap për solidaritet dhe gati në gojë kisha deklaratën e distancimit nga akti.
Me thanë jo nuk është aq keq e u gëzova. Pastaj duke gjykuar nga zhurma me dhimbje doja të mësoja sa plagë ka marrë duke mallkuar veten se në çfarë vendi jetojmë! Përsëri doja të të shprehja mbështetje.
Për fat më thanë s’ka marrë asnjë. Eh faleminers Zot thashë se do lëndohesha shpirtërisht.
Po përsëri diçka nuk më bindte. Statusi i zonjës kryetare dje ma shtoi xanxen, artikujt pa fund për dhunën e Gaz Bardhit dhe Mul Nokes…. sot lotët e qashter të zonjës Etilde dhe Merite në emër të “aleancës së grave deputete” , protesta e dy grave të Lulit, më shkaktuan mornica. Besova u ndy Bota.
Nuk po më ndahej brenga hyra në youtube… me zemër të thyer.
Dyshimi që nuk i paskam njohur mirë dy përbindeshat që dhunojnë gra Gazin dhe Mulin me gërryente! Kërkova sa munda: pashë tension politik fjalë të nxehta në ajër. Dëgjoja Gazin që thoshte mos këtu e mos aty, pashe Mulin që kapi vetëm një mikrofon…. dhe prapë fjalë e vetëm fjalë.
Për të keqin fat jemi në këtë realitet krijuar nga ata që po të mbrojnë me kaq patos.
Natyrisht unë së bej as kaq. Nuk i përgëzoj kolegët por meqenëse Opozita është në proteste, etike mbetet që protesta të mos provokohet aq me tepër që në ato zyra kemi hyrë me vota demokratesh.
Nejse llafet i merr era po fale Zotit qenke mire dhe e pacënuar, pra s’ka patur atë hata që në fillim më shkaktoi rrëqethje ! Të tjerat për ne që vijmë nga letërsia i dimë, i njohim i quajmë imagjinate për subjekte të reja. Monotonia e politikës shpesh ty të çon drejt romaneve mua drejt satirave. Por edhe me kaq mbështetjen time për trazimin qe ke pësuar e ke. Le të bëhemi bashkë se boll argëtuam dynjanë. Në fund unë besoj në të drejtën tënde të mendosh dhe të veprosh ndryshe e cila është e mbetet e pacenueshme por pa e tejkaluar të drejtën sa ndryshimi i natës me ditën, sa fjala të quhet dhunë.
Për fjalën në gjaknxehtësi nëse duhet mjafton të lypurit falje në mënyrë të ndërsjellë. Gjithçka tjetër është instrumentalizim që statura jote nuk duhet ta lejoje të ndodhe. Përqafime. Agroni.
Fraksion.com