Zjarr brenda hotelit në Shkodër, evakuohen klientët, detajet e para
Një zjarr ka rënë në godinën e një hoteli në Shkodër mbrëmjen e sotme, pranë qendrës së qytetit.
BalkanWeb ka mësuar nga raportimi i gazetarit Senad Nikshiqi se një shkëndijë elektrike ka përfshirë panelin elektrik të hotelit.
Raportohet se forcat zjarrfikëse të qytetit kanë ndërhyre menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sakaq, mësohet se për pasojë nuk ka pasur dëme të mëdha materiale përveç panelit elektrik, ndërsa të gjithë personat brenda godinës janë evakuuar.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:15, në katin e dytë të hotel “Rozafa”, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Fraksion.com