‘Partneri mund të kishte prishur dhe familjen për lajmet e shëmtuara!’ Olta Gixhari në një rrëfim të rrallë
Në një intervistë në ‘Top Albania Radio’ Olta Gixhari ka folur gjerë e gjatë për shtatzëninë, ‘Big Brother Vip’, filmin në ‘Kuadër të Dashurisë’ dhe jo vetëm. Duke u ndalur te pritja e saj të ëmbël, aktorja tha:
“Shtatzënia e dytë po më duket më e lodhshme se e para. Ende nuk e kam zbuluar gjininë e fëmijës sepse dua t´i bëj një festë.”
E pyetur nëse ajo e kishte parë filmin ‘5 Herë Jo’ dhe nëse mund të bënte një krahasim me filmin ‘Në Kuadër të Dashurisë’, aktorja komentoi:
‘Po e kam parë filmin ‘5 Herë Jo’ por nuk krahasohen pasi janë komplet dy gjëra të ndryshme. ‘Në Kuadër të Dashurisë’ ka skenar më të mirë dhe më profesional. Kjo ishte pika më e fortë, përveç aktorëve kryesorë. (qesh)’
Duke folur për BBVIP, Olta falenderoi bashkëshortin, duke thënë se është heroi i saj sepse ka kaluar shumë ”dallgë” kur ajo ishte në BB VIP
“I kam ndjekur emisionet në netët prime, thonë që ky kast është më i mirë se ai vjetshmi dhe mendoj se dhe kasti i vitit tjetër do të jetë më i mirë se ai këtij viti. Unë do të doja ta provoja përsëri si eksperiencë. Dua të falenderoj bashkëshortin tim që për mua është heroi im sepse ka kaluar shumë ”dallgë” kur unë isha në BB VIP ndaj komenteve të shëmtuara rreth meje apo familjes tonë. Po të ishte ndonjë bashkëshort tjetër mund të kishte prishur edhe familjen”, u shpreh Olta.
Fraksion.com