“Komisionet detyrim ligjor”, Flutura Açka: E majta po afron fundin e saj. Sa më shumë vonohet krijimi i tyre…
Deputetja Flutura Açka, në fjalën e saj pas Komisionit të Mediave, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me Komisionet Hetimore.
Ajo u shpreh se sa më shumë vonohet krijimi i komisioneve nga mazhoranca, aq më shpejt vjen edhe fundi i saj.
“Nuk ka asnjë dyshim në të drejtën e opozitës për komisionet hetimore. Sa më shumë i vonon e majta është më keq për të sepse afron fundin e saj. Më vjen keq që si pasojë e konfuzionit është përkeqësuar klima”, tha ajo.