AktualitetTë fundit

Gjendet i vdekur në një hotel në Korçë 40-vjeçari nga Tirana

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12. Burime bëjnë të ditur se viktima është nga Tirana.

Ende nuk dihen shkaqet, përse 40-vjeçari ka ndërruar jetë.

Policia është në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Fraksion.com