“Açka i nxjerr jashtë”, debate te “Media”, Bardhi dhe Noka i shkojnë te koka dhe i tërheqin me forcë mikrofonin
“Po i shërben Edi Ramës”. Me këto akuza i janë drejtuar Flutura Açkës, deputetët e PD-së, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi sot në Komisionin e Medias.
Teksa kryetarja e komisionit, Açka iu kërkoi që të dilnin nga salla dhe të vijonin punimet, Bardhi i ka fikur mikrofonin dhe më pas dikush pas tyre i ka tërhequr atë duke e hedhur me forcë.
Pas këtij episodi, Açka njoftoi gazetarët teksa ishte live se do të mbante një konferencë urgjente për mediat.
DEBATI
Bardhi: Ngri zërin për të drejtat e opozitës
Açka: Ulu
Bardhi: Jo nuk ulem, pa u plotësuar të drejtat e opozitës.
Debati i plotë:
Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar..
Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve.
Gazment Bardhi: Fike mikrofonin Flutura. Ngri zërin për të drejtat e opozitës…
Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar…
Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve…
Flutura Açka: Kjo është mbledhja e parë e sesionit 2024. I uroj një vit të mbarë. Jemi të detyruar kolegë … Më lër…
Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë.
Flutura Açka: Ulu të flasim bashkë për këtë çështje.
Gazment Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore dhe të drejtat e opozitës…
Flutura Açka:Më lër, ulu ta drejtojmë bashkë. E të flasim dhe për këto çështje…
Gazment Bardhi: Nuk ulem.
Flutura Açka: Ulu flasim bashkë.
Flutura Açka: Ju e dini shumë mirë që makinacioni i fundit të qeverisë për të miksuar Ekonominë me Kulturën….
Gazment Bardhi: Flutura mbylle Komisionin.
Socialistet: O Flamur ca je duke bërë, me një grua do merresh
Flutura Açka: Nuk e ndërpres se nuk marr urdhra prej teje Gaz Bardhi!
Noka: Je me votat tona këtu.
Noka: Je duke i shërbyer Edi Ramës.
Noka: Po i shërben Edi Ramës, turp.
Fraksion.com