AktualitetTë fundit

A ishte fotografja shkaku i ndarjes mes princ Lekës dhe Elia Zaharias? Ish-këshilltari zbulon pse erdhi divorci i tyre

Ish-këshilltari për marrëdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli, ka treguar se çfarë ndodhi realisht mes Princ Lekës dhe Elia Zaharaias. I pyetur se a ishte fotografja Blerta Celibashi, shkaku i ndarjes mes çiftit mbretëror, Teli tha se kjo është tërësisht e pavërtetë.

Sipas tij kriza në çiftin mbretëror nisi një vit e gjysëm më parë, ndërsa Princi filloi të shoqërohej me Blertën vetëm pak javë më parë.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zahari ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysëm që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysëm që mund të quhet e mbyllur.

Princi Leka dhe Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysëm që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës.

Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka patur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrdhënie të marri fund,” tha ai.

 

Fraksion.com