“Telellari lihet në shtëpi’, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin
Gjykata e Volos caktoi të hënën, 15 janar, masën “arrest në shtëpi”, për Fatmir Telellarin, 50 vjeçarin i cili vrau me armë zjarri kunatin e tij, pasi ky i fundit i ka përdhunuar e shantazhuar të bijën.
Ndërkohë, së fundmi në mediat greke është zbardhur edhe dëshmia e 50 vjeçarit para hetuesve.
Çfarë i ka thënë Policisë Fatmir Telellari?
U trondita pasi kisha mësuar nga vajza ime se ai ishte personi që e përdhunoi që në moshën 9-vjeçare dhe gjithashtu personi që e shantazhonte duke i marrë paratë, që ai t’i hidhte fotot dhe videot e momenteve kur e përdhunonte në internet.
Unë i besoja shumë dhe ai hynte në shtëpinë time sa herë që donte. E kuptova se çfarë po ndodhte, pasi vajza ime nuk kishte paguar qiranë e shtëpisë që merrte me qira në Janinë si studente dhe duke pyetur se ku po i shkonin paratë që po i jepja, u detyrua të më thoshte se dikush po e përdhunonte dhe shantazhonte. Ndërsa unë insistova të dija se kush ishte, ajo u detyrua të ma zbulonte.

Fatmir Tallellari qëlloi për vdekje me armë zjarri kunatin e tij, Erjon Pelivani të mërkurën e 10 janarit, pasi mësoi se i kishte përdhunuar vajzën që prej moshës 9-vjeçare.
50-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, është lënë përkohësisht në arrest shtëpie në shtëpinë e vajzës së tij , derisa këshilli gjyqësor të marrë një vendim të dytë. Vajzat e 50-vjeçarit “shpërthyen” në lot gëzimi pas vendimit të Gjykatës për të liruar babanë e tyre me kushtin e vetëm kufizues, qëndrimin në shtëpi.
Fraksion.com