Shkëmbente mesazhe erotike me bashkëshortin e shoqes, modelja: Nuk e dija që ishte ai!
Një vajzë kuptoi se ishte “tjetra” në martesën e shoqes së saj të ngushtë, por thotë se nuk kishte aspak dijeni.
Një modele australiane ka rrëfyer se është bërë shkas për ndarjen e shoqes së saj nga burri pasi ai u abonua në faqen e saj në OnlyFans dhe nisi t’i dërgonte mesazhe ngacmuese duke përdorur një pseudonim.
Honey Brooks tha se ndihej “e zemëruar” nga manipulimi i tij. Sipas versionit të saj të historisë, një burrë u abonua në faqen e saj rreth 6 muaj më parë dhe ajo i dërgonte foto e video erotike.
“Nuk e di se kush janë”, shpjegoi Brooks për abonuesit e saj. “Ata mund të regjistrohen me çfarëdo emri që duan. Ne nuk mund të shohim adresa email-i ose të dhëna të tjera”.
Ai e pagoi paketën për tre muaj dhe Brooks shkëmbente mesazhe ‘të nxehta’ me të gjatë kësaj kohe. Papritur, ai u zhduk.
Të dielën, Brooks mësoi arsyen e vërtetë të heshtjes së tij. “Ai nuk më shkruante më sepse e zbuloi e shoqja. Gruaja e tij është një prej shoqeve të mia të ngushta!”, u rrëfeu ajo ndjekësve të saj.
E tronditur, ajo tha se e njihte mirë personin në fjalë dhe dilnin shpesh në grup. Brooks tha se nuk e kishte idenë se personi që po paguante për paketën speciale dhe që i dërgonte mesazhe erotike për 3 muaj ishte bashkëshorti i shoqes.
Shoqja e saj i ka thënë se nuk ishte faji i saj, por ata do të ulen të tre së bashku për të sqaruar situatën.
Fraksion.com