Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në burg të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhajt
Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj, duke kërkuar rikthimin e tij në burg dhe ekzekutimin e Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij.
Shorti ka caktuar si gjyqtarë që do të shqyrtojë kërkesën në Gjykatën e Lartë Ilir Pandën teksa ende nuk është caktuar një datë dhe orar për seancën gjyqësore.
Në objektin e rekursit kërkohet pranimi i dhënies se ndihmës juridike Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe ekzekutimin e Letërporosisë.
Gjykata e Apelit rrëzoi më 10 tetor vendimin e Shkallës së Parë dhe refuzoi ekstradimin e Dritan Goxhajt në Hagë.
Togat e zeza vendosën gjatë seancës ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke rrëzuar kërkesën për ekstradimin e Dritan Goxhajt nga Shqipëria në Kosovë.