Life StyleTë fundit

“Nga mbive ti?”, Debat i ashpër mes Rikes dhe Ilnisës

Kanë kaluar vetëm 48 orë nga rinisja e formatit më të ndjekur ‘BBV3’, dhe dinamikat e ngjarjeve brenda shtëpisë kanë qenë të shumta. Ajo çka nisi menjëherë brenda asaj shtëpie ishin keqkuptimet, ku një prej tyre ishte dhe ai i Ilnisës dhe Rikes.

Siç duket vajzat e kanë marrë inat njera-tjetrën, pasi debatet e tyre vazhdojnë të shtohen çdo minutë e më shumë. ‘Nga mbive ti?’- i janë drejtuar vajzat njera-tjetrës.

‘Herë tjetër mos thuaj mos më bjer njerëz në tavolinë se s’je në restorant këtu. Kur kalova dëgjova që po i jepje mend’- është drejtuar kështu Rikja drejt Ilnisës. Sakaq në mesin e tyre qëndron Meritoni i cili mundohet të ‘shuajë zjarrin’ që dy vajzat kanë ndezur.

 

Fraksion.com