AktualitetPolitikëTë fundit

Ndryshimet në Qeveri, betohen në Presidencë ministrat e rinj

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, të cilët u miratuan një ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ervin Mete, ministër i Financave, u betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.

Fraksion.com