AktualitetPolitikëTë fundit

“Kush e futi zhurmuesin “Çajkovski” në Kuvend?”, PS nis hetimet: Po analizohen pamjet…

Grupi parlamentar i PS është duke parë pamjet e seancës plenare të së hënës për të identifikuar kush e futi zhurmuesin.

Bazuar në pamjet filmike do të vendoset për propozim ndëshkimi në Këshillin e Etikës dhe të Mandateve.

Në të parën seancë plenare per 2024 deputetët e rithemelimit në parlament ndryshuan strategji. Nuk u përfshinë në ndjezjen e flakadanëve por arritën të prodhojnë një zhurmë konstante në sallë.

Mos përdorimi flakananëve shikohet si një vetëfrenim nga opozita në mosmarrjen  e ndëshkimeve të forta deri në 60 ditë përjashtim sipas ndryshimit te regullores së psrlamentit.

Me doza të forta ironie socialisti Erion Braçe nga brenda sallës së parlamentit e komentoi zhurmën si: “Çajkovski në Parlamentin e Shqipërisë.”

Sipas tij, “ZHURMA E RE E NJE OPOZITE QE URREN PARLAMENTIN”.

Erion Brace më tej në koment thotë se “Prej dy muajsh FJALEN se le ZHURMA dhe ka vec nje kusht:

Ose qani e vajtoni per Salih Berishen, ose nuk ju leme te flisni”.

 

Fraksion.com