AktualitetPolitikëTë fundit

Hasani – Osmani: Shqipëria do jetë zëri i Kosovës në forumet dhe organizatat ndërkombëtare

Në vijim të vizitës në Kosovë, ministri i Jashtëm, Igli Hasani është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Hasani shkruan se Shqipëria do të vazhdojë të jetë mbështetësja dhe zëri i Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare.

“Mirënjohje për mikpritjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe situatën aktuale në rajon. E sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria është do të vazhdojë të jetë përherë mbështetësja më me zë e Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare”, shkruan Osmani.

 

Fraksion.com 

 

Fraksion.com