Forcat RENEA dhe FNSH aksion në Shkodër për arrestimin e Eljon Hatos, mik i Ervis Martinajt
Dhjetëra efektivë policie të RENEA-s dhe FNSH në Shkodër kanë bastisur një banesë në fshatin Grudë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ata kanë bastisur banesën e Eljon Hatos, një emër i njohur për drejtësinë, pasi njihet si mik i Ervis Martinajt.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ka pasur informacion se në ditët e fundit, Eljon Hato lëvizte përreth zonës dhe mund të ishte në banesë dhe policia ka ndërhyrë me Forcat Speciale më qëllim arrestimin e tij.
Elton Hato ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person. I konsideruar “ushtari” i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol” ku u vra Fabiol Gaxha.
Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal.
Vrasja e Indrit Hyllit në vitin 2014
Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi asokohe se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin së bashku në një lokal dhe pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të Indrit Hyllit.
Por vetëm një vit më pas, në 2015-ën pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë.
Fraksion.com