Life StyleTë fundit

Elia Zaharia: Nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! – shprehet Elia Zaharia përgjatë njoftimit për ndarjen nga princ Leka.

Ajo konfirmoi për ndjekësit e saj në Instagram se kanë nisur procedurat e divorcit.

“Miq dhe dashamirës,
Më duhet tju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!” – shkruan ajo.

“Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!
Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!” përfundon Elia.

Të dy theksuan se mirëqenia e vajzës së tyre mbetet prioriteti kryesor.

 

Fraksion.com