AktualitetTë fundit

Balla: “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, 22 të ndaluar e të proceduar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot në rrjetet sociale për rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në 2 operacione kombëtare për goditjen e paligjshmërisë.

Balla u shpreh se Policia e Shtetit përmes operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar/proceduar 22 shtetas në Tiranë, Dibër, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Sarandë.

Po ashtu, është arritur të kapen 2 shtetas në kërkim nga drejtësia, janë goditur 7 raste të kontrabandës, 2 të dhunës në familje dhe të përndjekjes. Është sekuestruar sasi lëndësh narkotike në Dibër, mallra të kontrabanduara në Tiranë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com