AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti Begaj dekreton Adea Pirdenin në krye të Ministrisë për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Presidenti Bajram Begaj dekreton Adea Pirdenin në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Pirdeni u propozua nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë propozoi emrin e Adea Pirdenit në krye të kësaj ministre, e cila sipas tij ka kryer tre vitet e fundit rolin e zv.ministres së Drejtësisë dhe ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin  në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore.

 

Fraksion.com