Parashikimi i motit për ditën e hënë, reshje bore dhe ngrica të forta në akset rrugore
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu që prej orëve të mesnatës.
Reshjet fillimisht do të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit dhe më pas fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në intervale të shkurtra në veriperëndim të vendit dhe në zonat urbane deri të lartë, në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Reshjet e borës do të nisin në Alpe në formën e stuhive të deborës, ndërsa në relievet malore në veri, verilindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 600m do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar.
Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore po ashtu mjegulla e dendur / mjegullina e reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Fraksion.com