AktualitetPolitikëTë fundit

Nisja e sesionit të ri parlamentar, OSBE: Presim një Parlament plotësisht funksional

OSBE reagoi pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku sërish u hap me tensione nga ana e opozitës.

Në reagimin e saj thuhet se presin një sesion parlamentar plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore.

“I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve”, thuhet në reagim.

Fraksion.com