Divorci me Princ Lekën, reagon Elia Zaharia: Ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje
Elia Zaharia, po ashtu, njofton se ka nisur procedurat për divorc me Princ Lekën.
Ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje, shkruan Elia në një postim në rrjetin social “Instagram”, ndërsa shton se nuk do të donte që vajza e saj të rritej me prindër të ndarë.
“Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!
Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!
Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!
Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”
Më herët, përmes një reagimi zyrtar, Princ Leka u shpreh se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’.
“Përshëndetje miq dhe dashamirës, Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.
Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka Il beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!”
Fraksion.com