Aksident i trefishtë në kthesën e Rinasit, vdes 32-vjeçari
Aksident i trefishtë me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës.
Policia njofton se janë përplasur makina tip “Benz” me drejtues 53-vjeçarin me iniciale A.B., kamioni “Volvo” me drejtues 45-vjeçarin me iniciale A.R. dhe mjeti tip “Skoda” me drejtues 32-vjeçarin me iniciale G.R.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi 32-vjeçari i “Skodës” dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Fraksion.com