Life StyleTë fundit

Detajet ‘bombë’ që Sara Hoxha ndai pak minuta para nisjes së ‘BBV3‘

Pak minuta nga nisja e spektaklit të ‘Big Brother Vip 3’,  producentja ka përfituar nga rasti të ndajë disa detaje të reja lidhur me formatin. Sara Hoxha thotë se ‘BBV3’ këtë vit do të ndahet në dy puntata ndërsa do të jenë personazhet ata që do ta bëjnë ose jo të suksesshëm në bazë të lojës dhe dinamikave.

“Nën moderimin e Ledion Liços do të jetë një zë mashkullor, formati do të jetë i njëjti, janë banorët ata që do ta bëjnë të suksesshëm, kemi disa banorë, do ta ndajmë në dy puntata, sonte do të hyjnë një pjesë, të martën pjesa tjetër, janë disa nga artistët që ka Shqipëria sot. Janë të fushës së artit, televizionit, disa aktorë, moderatorë, suksesi që ka pasur Big Brother po hyjnë gjithë zemër, pse jo për ta fituar këtë Big Brother. Mund ta ndjekin sonte në Youtube ose duke shkarkuar aplikacionin e Digitalb”, tregoi ajo.

 

Frakion.com