Tiranë: 35 vjeçari qëllohet me kallashnikov tek rrethrrotullimi i Selitës
Një 35 vjeçar është qëlluar me armë mbrëmjen e sotme (12 janar 2024) tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë. Policia informon se ngjarja është shënuar rreth orës 22:55.
Mësohet se I plagosur ka mbetur Zamir Kalemi. Ai shtë plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet e para dyshohet se 35 vjeçari është qëlluar me kallashnikov.
Pak minuta më pas u mësua për një makinë të djegur në Bërzhitë, që dyshohet se ka lidhje me plagosjen tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë
“Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” informoi policia e Tiranës.
Fraksion.com