AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Piramida e Tiranës, në rubrikën e CNN për projektet më të mira arkitekturore

Gjiganti amerikan i informacionit, CNN e ka renditur Piramidën e Tiranës ndër projektet verbuese arkitekturore.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm linkun e shkrimit në CNN duke theksuar se Piramida e Tiranës është cilësuar nga CNN, në rubrikën e saj të arkitekturës, si më e mira e vitit.

”Çdo vit, lista e ashtuquajtur WOW nxjerr në pah projekte të reja të jashtëzakonshme në mbarë globin, me projektet e paraqitura të këtij viti që vijnë nga pesë kontinente të ndryshme”, shkruan Jacqui Palumbo për CNN.

“Ajo është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest (AD) e ka cilësuar si më spektakolarët e vitit përmes listës vjetore “Works of Wonder” ose “WOW” në numrin e shkurtit”, thekson ai.

 

Fraksion.com