AktualitetTë fundit

Lirohen 15 të shoqëruarit për vrasjen e Sinomatit në Vlorë

Pas më shumë se 18 orësh, policia e Vlorës ka liruar 15 të shoqëruarit në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se policia nuk arriti të gjejë asnjë provë të vlefshme për të implikuar personat që janë kanë skeduar si të dyshuar.

Nga hetimet policia lokale sipas grupit hetimor, ka pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas bluve, mjeti rezulton i shitur në Vlorë, por pa akt shitje.

Dyshohet se ky automjet në pronësi të një shtetasi nga Elbasani ka larguar autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW me të cilin u krye atentati mafioz.

 

Fraksion.com