Ilir Beqaj del nga SPAK
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka zbardhur detaje rreth dëshmisë së dhënë sot në SPAK.
Ai tha për mediat se është paraqitur në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit.
“Edhe sot u paraqita në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. Kam qenë në dispozicion të hetimeve. Sot vazhduam me pyetjet për sterilizimin. Diskutuam dhe për gazin, madje dhe për aneksin 8. Aneksi 8 është pjesë e dokumenteve standarde të tenderit. Sot erdha me ndihmën e avokatit, me makinën luksoze Tuareg. Lidhjen time me Ermalin e kam thënë. Unë nuk di t’i jap makinës, s’kam leje drejtimi.”, tha Beqaj.
Fraksion.com