AktualitetTë fundit

Digjet një mjet në Bërzhitë, dyshohet se i përket autorëve të plagosjes

Një automjet tip “Nissan” po digjet në Bërzhitë, ndërsa dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendin ku po digjet mjeti, për të shuar flakët.

Të shtënat me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme, ku shënjestër dyshohet të ketë qenë 35-vjeçari Zamir Kalemi.

I plagosuri rezulton të jetë i dënuar më parë, në vitin 2020, për lojërat e fatit.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Daniel Kalemi” në unazë, ku u qëllua drejt automjetit të shënjestrës së dyshuar, pra 35-vjeçari Zamir Kalemi.

 

Fraksion.com