“Vetëvrasjet”: Një tjetër grua i jep fund jetës me fotoksinë!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku 45-vjeçarja me iniciale F.B., i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.
Dyshohet se e reja në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të depresionit ka konsumuar fotoksinë, ku pavarësisht ndihmës mjekësore nuk ia ka dalë të mbijetojë.
“Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit”, njofton policia.
Kujtojmë se një javë më parë, një tjetër grua i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë. Prokuroria akuzon bashkëshortin e Bedrie Lokës se e ka shtyrë këtë të fundit t’i japë fund jetës, për shkak të presionit psikologjik që ushtronte ndaj viktimës.
Fraksion.com