Thirrje ndaj kryeministrit kanadez që të “mbështesë çështjen për gjenocid të ngritur kundër Izraelit”
Muslimanët në Kanada i bëjnë thirrje kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, që të “mbështesë çështjen për gjenocid që Afrika e Jugut ka ngritur kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND)”, transmeton Anadolu.
Grupet muslimane u mblodhën nën çatinë e Këshillit Kombëtar të Muslimanëve të Kanadasë (NCCM) dhe i drejtuan një letër të përbashkët kryeministrit Trudeau.
Në një postim nga platforma e medias sociale X e NCCM-së, thuhet “250 organizatat të shoqërisë civile, duke publikuar një letër të përbashkët për kryeministrin Trudeau, kërkojnë nga Kanadaja që të mbështesë gjykimet në GJND lidhur me sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës”.
Në postim ndaj Trudeau bëhet thirrja se “Kanadaja duhet të mbështesë një hetim të paanshëm lidhur me krimet e mundshme të luftës të kryera në Gaza. Kanadaja duhet të mbështesë llogaridhënien. Ka ardhur koha për njohjen e juridiksionit të GJND-së për këtë çështje”.
Ndër të tjera në letër thuhet se “Për shkak të bombardimit dhe pushtimit të ushtrisë izraelite janë vrarë mijëra civilë përfshirë edhe fëmijë. Pikërisht për këtë arsye ju duhet të mbështesni rastin e fundit në GJND i cili shqyrton dhunën masive në Gaza dhe i cili mban shtetet përgjegjëse sipas ligjit ndërkombëtar”.
– Afrika e Jugut ngriti padi për gjenocid kundër Izraelit
Më 29 dhjetor 2023 Republika e Afrikës së Jugut ngriti në padi në GJND me arsyetimin se Izraeli ka shkelur Konventën e OKB-së të vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit me veprimet e tij që ka kryer në Gaza që nga 7 tetori 2023 dhe kërkoi marrjen e një urdhri të masës paraprake për Izraelin.
Në aplikim janë përfshirë shprehjet “Veprimet dhe neglizhencat e Izraelit janë në cilësinë e gjenocidit sepse janë kryer me qëllimin specifik të gjenocidit”, ndërsa është theksuar se veprimet kanë për qëllim “të eliminojnë palestinezët në Gaza”./AA
Fraksion.com