“Kam tentuar dy herë të futem në Gërdec”, Mediu përballet me Pinarin në gjykatë: Dini që unë kam qenë? !
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, MEICO, Ylli Pinari u përballën këtë të mërkurë në seancën e radhës gjyqësore për “Gërdecin”.
Pinari u pyet nga Mediu nëse kishte dijeni që ish-ministri njihej me Mihal Delijorgjin.
Ylli Pinari: Këtë s’e dini ju, nga ta di unë
Fatmir Mediu: A dini që kam qenë unë në Gërdec?
Ylli Pinari: Atë e dini ju, në dijeninë time jo. Patrick Henri ka bredhur në shumë reparte ushtarake. Mund të ketë qenë edhe në Gërdec.
Fatmir Mediu: Ku shkonte baruti i avaduar?
Ylli Pinari: Rreth 200-300 ton barut është kontraktuar një kompani në Belgjikë dhe është çuar një anije me këtë ngarkesë. Pritej edhe një anije e dytë për të eksportuar barutin tjetër të evaduar. Kam tentuar dy herë të futem në Gërdec, nuk më kanë lejuar të futem pasi duhej leje e posaçme. Ishin dy herë që më ra rruga nga Rinasi kur tentova.
Fraksion.com