“Ka mënyra siç bëjnë të tjerët”, Rama: Komisioni bëhet me dy partizanë, por mund të jenë bërë 3 ballistë
Edi Rama tha se kërkon bashkëpunimin e opozitës për të votuar ligje që kërkojnë 84 vota.
Por shtoi se nëse ata nuk do të kenë vullnet, atëherë do të vazhdohet me mënyra të tjera, që janë aplikuar edhe nga Parlamente të tjera të e Europës, sipas tij.
“Nuk thash se nuk do konsultohemi me asnjeri, por fola për komisione bipartizane… arritjen aritmetike si rezultat i kapërcimit të aritmetikës, nuk e arritëm dhe nuk e synojmë, e kanë arritur ata.
Kemi parë si në një sallë me 1600 karrige, ata numëronin mbi 5 mijë vetë, martirizim aritmetik i konsiderueshëm. Nuk numërojmë dot 84 veta në 70 e kusur karrige që kemi në parlament, për 84 vota duhen 84 karrige, kështu që sigurisht që për të arritur numrin magjik, duhet të gjesh rrugë ndërveprimi. Që do të thotë, solla shembull parlamentin italian apo grek, që bëjnë shpesh reforma elektorale, s’kanë komisioni bipartizanë…
Fraksion.com