“Golden Globe”, Dua Lipa: Më mungonte një karrige e shtrirë
Dua Lipa bëri një paraqitje mbreslënëse me veshjen e saj të bujshme në ceremoninë e 81-të të Golden Globe, por kjo pati një kosto.
Artistja fituese e çmimit Grammy ndau në rrjetet e saj sociale një video të sinqertë për sfidat e veshjes së një fustani kaq të ngushtë, duke treguar se nuk mund të ulej sepse fustani nuk përkulej. Ajo tha me shaka: Faleminderit @goldenglobes për një natë kaq të bukur mbrëmë, e vetmja gjë që mungonte ishte një karrige e shtrirë.
Kënga e saj “Dance the Night” u nominua për këngën më të mirë origjinale, ku u shfaq në filmin Barbie. Shtrëngimi në fustan nuk dukej se i fitoi ndonjë favor shtesë, pasi ajo humbi çmimin pas një kënge tjetër origjinale nga Barbie: “What Was I Made For?” nga Billie Eilish dhe FINNEAS.
Fraksion.com