Gërdeci, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO
Ish-ministri Fatmir Mediu është paraqitur sot në gjykatën e Posaçme, GJKKO për seancën e radhës që do të mbahet në lidhje me Gërdecin.
Mediu është parë në hyrje të ambienteve të GJKKO, i shoqëruar nga avokati i tij. Pritet që sot në seancë të merren dëshmitë e tjera mbi tragjedinë që i mori jetën 26 personave dhe plagosi qindra të tjerë.
Kujtojmë se në seancën e kaluar, në pyetje u mor edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni. Po ashtu edhe ish-ministri Aldo Bumçi.
Fraksion.com