E premtoi pas skandalit, Spitali i Torinos merr donacionin prej një milion eurosh nga Chiara Ferragni
Pas vendosjes së emrit të Chiara Ferragni-t në regjistrin e personave nën hetim për mashtrim të rëndë në kuadër të çështjes tashmë të famshme “Pandoro”, erdhi lajmi për dhurimin e një milion euroshit për spitalin Regina Margherita në Torino nga influencuesja. Shuma do t’i akordohet departamentit të onkohematologjisë pediatrike të spitalit, siç tregohet në fushatën reklamuese të pandoros Balocco-Ferragni në vjeshtën e vitit 2022. Lajmi erdhi nga vetë spitali i Torinos me një njoftim zyrtar.
Chiara njoftoi për donacionin në 18 dhjetor, kur ajo u shfaq duke kërkuar falje publike. “Ju mund të bëni një gabim, dhe kur të ndodhë duhet ta pranoni, dhe nëse është e mundur, të korrigjoni gabimin që keni bërë dhe ta shfrytëzoni atë maksimalisht. Dhe këtë dua të bëj tani. Kërkoj falje dhe do e bëj konkret këtë gjesti timin: Do të dhuroj 1 milion euro për Regina Margherita. Por kjo nuk është e gjitha: po e bëj publikisht sepse kuptova se kisha bërë një gabim komunikimi. Një gabim që do ta çmoj në të ardhmen, duke ndarë tërësisht çdo aktivitet bamirësie, që kam bërë dhe do ta bëj gjithmonë, nga aktivitetet tregtare”, tha influencuesja.
Më pas, heshtja, e thyer vetëm ditët e fundit përmes disa Stories të publikuara në Instagram. Ajo që shkaktoi skandalin ishte pandoro e lidhur me fushatën komerciale ‘Pink Christmas’, të cilën Ferragni e krijoi në vitin 2022 në bashkëpunim me Balocco. Sipas fushatës reklamuese, partneriteti duhej të dhuronte një pjesë të të ardhurave nga shitjet në spitalin Regina Margherita në Torino. Në realitet, një donacion ishte bërë tashmë nga Balocco, në maj 2022: ata që e blenë produktin me mirëbesim, me pak fjalë, nuk kontribuuan në asnjë kauzë bamirësie (pandoro rozë kushtonte dy herë më shumë se një normale pikërisht sepse ishte e lidhur me bamirësinë).
Situata për Chiara-n ndryshoi më 8 janar, kur u regjistrua si e dyshuara për mashtrim të rëndë. “Jam e qetë sepse kam vepruar gjithmonë me mirëbesim dhe jam e sigurt se kjo do të dalë nga hetimet në vazhdim”, komentoi Chiara Ferragni, “Kam besim të plotë në veprimtarinë e gjyqësorit dhe jam vënë menjëherë në dispozicion me avokatët e mi për të bashkëpunuar dhe për të sqaruar çdo detaj të asaj që ndodhi sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, jam thellësisht e shqetësuar nga shfrytëzimi që po bëjnë disa prej mediave, madje edhe duke përhapur lajme që janë objektivisht të pavërteta”.
Fraksion.com