Ahmetajt në arrati i mbaron mandati. Ja kush e merr mandatin e tij të deputetit
Kuvendi i Shqipërisë i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për zëvendësimin e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.
Pasi mungon prej më shumë se gjashtë muajsh në Kuvend, Kuvendi njoftoi mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit socialit, Arben Ahmetaj.
Dallëndyshe Bicit së cilës i takonte mandati, refuzoi të marrë mandatit e Arben Ahmetaj.
Bici aktualisht është në krye të Kadastrës dhe sikurse mësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bici, hoqi dorë nga mandati.
Tashmë, mandati i kalon kandidatit Plarent Ndreca.
Kujtojmë se i shpallur në kërkim ndërkombëtar me tri akuza për çështjen e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit në korrik të vitit të kaluar, ish-ministri i Financave, vijon të jetë në arrati.
Ndërsa në dhjetor, SPAK e mori të pandehur Ahmetajn për veprën penale shpërdorim detyre për çështjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”, që sipas Prokurorisë së Posaçme, i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh.
Fraksion.com