Mbledhja e qeverisë në Shëngjin
E gjithë mazhoranca socialiste është shpërngulur në një resort privat në Shëngjin në një takim informal.
Kabineti qeveritar, grupi parlamentar dhe sekretariati i kësaj force po diskutojnë prej mëngjesit të sotëm për organizimin si në qeverisje ashtu dhe në parlament e në parti.
Gjatë paradites pas fjalës së kryeministrit është diskutuar për riorganizimin e grupit parlamentar për sesionin e ri që nis javën e ardhshme, por dhe për platformën e riorganizimit politik të prezantuar dhe në Kongresin e 8 Dhjetorit.
Gjatë pasdites do të analizohen rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore në administratë, për objektivat e inovacionit, procesin e derregulimit të shërbimeve si dhe për projektin pilot të regjistrimit të tokës.
Paraditja e nesërme do të jetë e dedikuar vetëm për ministrat që do të prezantojnë prioritetet e këtij vit.
Fraksion.com