AktualitetPolitikëTë fundit

Boçi, ftesë demokratëve për bashkim

Nënkryetari i “Rithemelimit” thotë se po punohet për një proces bashkimi në Partinë Demokratike dhe fton demokratët t’i bashkohen.

Boçi fton deputetët që mbështesin Lulzim Bashën, ndërsa për vetë Bashën ka një kusht: fillimisht të mos jetë më patericë e qeverisë dhe më pas të të bëhet pjesë e frontit opozitar.

“Po punohet për një proces bashkimi. Ky bashkim është real, për ta shtrirë edhe në partitë e tjera opozitare. Ftesa për ata demokratë që mendojnë ndryshe është një thirrje e hapur për të gjithë deputetët.

Sipas tij, iniciator i këtij procesi është ish-kryeministri Sali Berisha.

“Është kryetar i PD, është iniciues kryesor i bashkimit dhe përderisa është drejtuesi kryesor është pjesë e procesit të bashkimit të PD”.

Për nënkryetarin e “Rithemelimit”, prova e parë që duhet të kalojë grupi i Bashës, është mbështetja me prani poshtë ballkonit të Sali Berishës.

Fraksion.co