18-vjeçarja plagos ish të dashurin me thikë, zbuloi se e tradhtonte në kohën që ishin bashkë
Një 18-vjeçare nga Tirana është vënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me thikë ish të dashurinë e saj.
Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie në zonën e Yzberishtit, ku Isela Duda pretendon se ish i dashuri e ka tradhtuar gjatë kur kanë qenë të lidhur së bashku. I riu përfundoi në spital për shkak të plagës së marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com