AktualitetTë fundit

U ekzekutua me nje plumb në kokë, 14 persona të shoqëruar në Vlorë

Mbrëmjen e të dielës në Vlorë është ekzekutuar me armë zjarri një person. Viktima është identifikuar nga Policia dhe ai është Gëzim Sinomataj, 23 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00′, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është goditur me një plumb, dyshohet me armë e tipit “Sniper”, ndërsa ishte duke konsumuar një cigare në ballkonin e banesës së tij. Autori që ka qëlluar në drejtim të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati dyshohet se është ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë për t’u larguar nga vendngjarja me automjetin tip “BMW”. Automjeti është gjetur i djegur pak momente më vonë nga policia në lagjen “24 Maji”.

Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve. Po ashtu bëhet me dije se Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth zonës. Ndërkohë, që në kuadër të hetimit të nisur mbi ngjarjen, janë shoqëruar deri më tani 14-persona, të cilët janë marrë në pyetje

Grupi hetimor, nën drejtimin e organit të akuzës, po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.  Viktima Gëzim Sinomataj  kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika për të festuar vitin e ri. Ai është djali i Sokol Sinomataj-t, i njohur me nofktën ‘buzëderri’, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë, i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000.

 

Fraksion.com