Life StyleTë fundit

Motrat seksi të krijuara nga Inteligjenca Artificiale po fitojnë mijëra dollarë në muaj në Instagram

Gjithnjë e më shumë “modele” të krijuara nga Inteligjencës Artificiale shfaqen në mediat sociale, duke e bërë të vështirë për shumë njerëz të dallojnë kur është një person real dhe kur është një krijim i AI.

Ndër këto modele janë Emily dhe Fiona Pellegrini . Dy ‘motrat’ kanë grumbulluar 220 mijë ndjekës në vetëm pak javë, duke postuar foto të tyre me të brendshme dhe duke detajuar udhëtimet e tyre magjepsëse në Itali, Spanjë dhe Francë.

Dy “vajzat” u krijuan përmes inteligjencës artificiale nga një ekspert i teknologjisë me përvojë. Kur i kërkoi AI që t’i bënte imazhin e një gruaje të përsosur, ai pa Emily përpara tij. Pak javë më vonë, pasi krijimi i tij filloi të fitonte fansa në rrjetet sociale, ai vendosi t’i dhurojë asaj një “motër”, Fionën, e cila numëron 43 mijë ndjekës.

Motrat kanë arritur të fitojnë admirimin e futbollistëve të famshëm, luftëtarëve të MMA-ve, madje edhe miliarderëve, disa prej të cilëve madje u kanë dërguar mesazh për t’i njohur më mirë, siç tregon krijuesi i tyre për DailyMail.

Emily dhe Fiona Pellegrini

 

Fraksion.com