Horoskopi javor 8 – 14 janar 2024
Ky është horoskopi javor nga data 8 deri më 14 janar 2024. Parashikimi i yjeve për ju se si do të ecë në këtë javë puna shëndeti dhe ndjenjat për secilën shenjë.
Dashi
Falë mbështetjes së madhe të Neptunit kjo do jetë java e përqendrimit. Nëse keni një lidhje do jeni më të fokusuar tek dëshirat e njëri-tjetrit dhe do mundoheni me aq sa të mundeni të plotësoni çdo dëshirë. Nëse jeni beqarë do shkoni në çdo festë që do ju propozohet dhe do njihni persona të mrekullueshëm. Kini parasysh që të duhurit do shfaqen në fundjavë. Në planin financiar fillimi i javës nuk do jetë aspak i keq, por që nga e mërkura problemet do jenë të vazhdueshme. Nuk do dini si t’i menaxhoni paratë që do keni në duar dhe nga ana tjetër nuk do kurseni aspak. Për fat të mirë shëndeti nuk do preket nga ndikimi negativ i yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Në punë do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për t’ia dalë mbanë.
Demi
Gjatë kësaj jave do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe do e lini zemrën t’iu drejtojë. Nëse keni një do arrini pak nga pak të zgjidhni të gjitha çështjet që ju kanë munduar dhe do afroheni edhe më shumë me partnerin. Nëse jeni beqarë bëni pak durim deri në fundjavë sepse atëherë do jetë momenti më i mirë për takime entuziazmuese. Në planin financiar gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë. Mos i lini për nesër zgjidhjen e tyre sepse situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Për fat të mirë shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe pa asnjë lloj problemi. Do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur atje ku e keni planifikuar. Çdo gjë do jetë më e thjeshtë nga sa e kishit menduar.
Binjakët
Marsi dhe Venusi do lëshojnë valë të mira këtë javë. Ata do ju ndihmojnë profesionalisht dhe do ju nxitin të tregoheni më të dashur. Asnjë planet nuk do influencojë mbi lidhjen tuaj në çift, por kjo nuk do të thotë që punët do shkojnë keq. Do jeni plot sharm dhe dëshirë për të jetuar. Edhe partneri do ju trajtojë mirë këtë javë. Ju beqarët do flirtoni shumë dhe do keni takime. Do kaloni një javë të mirë, por nuk do ketë gjëra serioze. Financat nuk do jenë të mira. Shëndeti do ketë disa probleme dhe ju duhet të kujdeseni më shumë. Mundohuni të mos stresoheni dhe flini më shumë. Perspektivat në punë janë shumë të mira. Përpiquni dhe pak më shumë dhe do arrini atje ku doni.
Gaforrja
Mirë është të keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj jave në mënyrë që të kaloni cdo gjë. Nëse jeta juaj në çift ka pasur tronditje kohët e fundit, edhe këtë periudhë vështirësitë do vazhdojnë. Mundohuni të hapni rruge më shumë. Ju beqarët jo vetëm që do takoheni me disa persona, por mund të filloni edhe lidhje afatgjata. Buxhetin mbajeni nën kontroll në çdo moment nëse nuk doni të mbeteni shpejt me xhepat bosh. Duhet menduar edhe e ardhmja. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Në pune ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por mjaft të domosdoshme. Disa miq do iu ndihmojnë.
Luani
Dita e martë do jetë më ë rëndësishmja e kësaj jave, mbajeni mend. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e mbushur me bashkëpunim. Shfrytëzojeni sa më shumë të jetë e mundur sepse jo gjithmonë vijnë periudha të tilla. Ju beqarët do jeni te fshehtë dhe nuk do i tregoni askujt për flirtimet që do keni. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa e kishit imagjinuar. Pas një periudhe jo te mirë dhe pa shumë energji, këtë jave do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambiciozë. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi.
Virgjëresha
Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni ditë me emocione të forta do jetë kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shumë i trishtë. Kthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe për këtë duhet të falënderoni yjet. Marsi do ju bëjë të jeni në forme të shkëlqyer fizike. Nuk do prekeni dot as nga virozat e stinës. Në pune do jeni energjike dhe luftarakë. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni të gjithë. Vazhdoni kështu dhe shume shpejt keni për t’u bërë ju shefat.
Peshorja
Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.
Akrepi
Një etapë shumë më e bukur do fillojë gjatë kësaj jave për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm dite të lumtura. Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë ta intensifikoni edhe më shumë lidhjen dhe kënaqësitë do jenë akoma më të forta. Ju beqarët duhet të njiheni mirë me disa persona e më pas të vendosni cilin do zgjidhni për te filluar një lidhje. Mos u nxitoni. Në planin financiar duhet maturi e sa më shume maturi. Reflektoni disa herë para se të hidhni çdo lloj hapi. Shëndeti në disa momente do jetë disi delikat, për shkak të lodhjes në punë. Jeta profesionale nuk do jetë as e shkëlqyer, as e keqe. Disa pengesa që ju kishin dalë do dini si t’i kaloni.
Shigjetari
Gjate kësaj jave yjet do i keni në anën tuaj dhe ata do ju ndihmojnë të ecni në rrugën e duhur. Ju të dashuruarit do e çmoni më shumë atë që keni në krah dhe do i përkushtoheni më tepër. Nëse ai iu bën një propozim për të ardhmen mendohuni mirë para së të jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Me shpenzimet do tregoheni goxha të matur dhe kjo do iu ndihmojë ta stabilizoni buxhetin. Që shëndeti të jetë i mirë duhet të bëni pak më shumë aktivitet fizik dhe të ecni më tepër më këmbë. Në punë më në fund do i arrini të gjitha ambiciet që i kishit vëne vetes. Do keni sukses të garantuar dhe falë kësaj do ndiheni të plotësuar.
Bricjapi
Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses.
Ujori
Nën influencën e madhe të Venusit këtë javë do kaloni momente intensive. Nëse keni një lidhje do jetoni gjithë kohës në një ambienti përherë pasionant. Mes jush dhe atij që keni në krah do ketë vetëm dashuri, respekt dhe ngrohtësi. Nëse jeni beqarë duhet të dilni e të njiheni me sa më shumë persona që të mundni sepse ashtu do mund të bëni më pas përzgjedhjen më të mirë. Yjet do e ndikojnë pozitivisht edhe sektorin financiar, por nëse ju shpenzoni pa kursim do vijë një moment kur situata do fillojë të bëhet problematike. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e përkryer. Herë pas here do ndiheni të lodhur e të këputur. Në punë do jeni gjithë kohës ambicioze dhe nuk do dorëzoheni përpara çdo lloj sfide.
Peshqit
Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.
Fraksion.com