AktualitetTë fundit

Dhunimi i tre shqiptarëve në Mal të Zi, arrestohen tre persona nga Hercegnovi, qytet me shumicë serbe

Sergeja Devića, Kosta Dunđerovića dhe Branka Vuksanovića janë tre të arrestuarit e parë për sulmin ndaj shtetasve shqiptarë, ngjarje e ndodhur të shtunën në  Hercegnov të Malit të Zi.

Mediat malazeze, kanë publikuar emrat e tre të arrestuarve, ndërsa po vijojnë kërkimet për arrestimin e të tjerëve. Të ndaluarit janë banues në qytetin e Hercegnovit, zonë e njohur si e banuar nga popullate serbe nacionaliste.

Dyshohet se shkak përplasjes është bërë një debat mes të rinjve për radhën e daljes nga porti.

Në qytetin e Hercegnovit, kjo nuk është ngjarja e parë pasi edhe me herët, makinat shqiptare janë sulmuar.

 

Fraksion.com